Mamurrzakët të qetë, besojnë te triumfi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2012 | 13:17

Mamurrzakët të qetë, besojnë te triumfi

Në prag të ndeshjes së sotme ndaj Adës në shtëpi, trajneri i skuadrës së Mamurrasit, Sinan Bardhi, duket mjaft i qetë dhe i bindur për fitore. “Mamurrasi ka objektivat e tij në këtë sezon futbollistik dhe nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë asnjë nga ekipet rivale, cilado qofshin ato. E kam thënë edhe më parë që velipojakëve do t’u dhurojmë mikpritje jashtë fushe, ndërsa brenda saj do t’i mundim me rezultat të pastër. Grupi i lojtarëve është i plotë dhe të gjithë ata kanë premtuar se do të japin maksimumin”, ka deklaruar Bardhi. Ndërkohë, pas fitores me Partizanin javën e shkuar, tifozët vendës kanë më shumë besim te ekipi i tyre dhe kanë premtuar mbështetje të madhe në stadium. Objektivi i Mamurrasit në këtë sezon futbollistik është ngjitja në Kategorinë Superiore.
Shkëlqim Zani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"