“Makth” për Kapllanin, tre mbrojtës “trazojnë” Erzenin në prag të sfidës me Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2023 | 12:16

“Makth” për Kapllanin, tre mbrojtës “trazojnë” Erzenin në prag të sfidës me Bylisin

Erzeni luan të dielën një transfertë delikate në Ballsh, ku i duhet të dalë me një rezultat pozitiv për të mos rrezikuar zbritjen në zonën e ftohtë të klasifikimit. Collage Maker-03-Mar-2023-10-59-AM-5058

Bylisi është një kundërshtar që i ka hapur punë këtë sezon shijakasve, duke e mundur në fazën e parë me shifrat 4-1 dhe barazuar 1-1 në fazën e dytë në “Niko Dovana”. Trajneri Xhevahir Kapllani ka disa dilema në prag të kësaj ndeshjeje dhe ata që “trazojnë” jo pak situatën tek Erzeni janë mbrojtësit. Kapiteni Gëzim Krasniqi ka udhëtuar drejt Italisë për të kryer një riaftësim në kohë rekord pas dëmtimit në gju, ndërsa braziliani Vitor Leao do të qëndrojë disa javë jashtë fushave pas problemeve që ka pasur në shpatull.

Nga ana tjetër, nuk është ende gati as qendërmbrojtësi Nehar Sadiku, i cili mungon prej javësh për shkak dëmtimi dhe nuk është riaftësuar plotësisht për të qenë nën urdhrat e Kapllanit. Sikur të mos mjaftojnë këto mungesa, Erzeni nuk do të ketë në Ballsh as sulmuesin më në formë, Ilirid Ademi, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Në dyshim për këtë takim është edhe sulmuesi tjetër i krahut, Florijan Kadriu, i cili ka pasur probleme fizike dhe ka munguar në disa ndeshje gjatë fazës së tretë. Kapllani e ka fokusuar stërvitjen e ditëve të fundit tek ana taktike, duke provuar lojtarët që pritet ta nisin nga minuta e parë në ndeshjen me Bylisin.

RONALD FAJA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"