Luis Enrike pas triumfit me PSG-në në Barcelonë: Nuk gjykoj arbitrat, e dija se do të luanim me Dortmundin në gjysmëfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 9:15

Luis Enrike pas triumfit me PSG-në në Barcelonë: Nuk gjykoj arbitrat, e dija se do të luanim me Dortmundin në gjysmëfinale

Luis Enrike ishte personi më i kritikuar në Paris pas humbjes 2-3 në ndeshjen e parë në Paris. Por përtej kësaj, tekniku spanjoll, nuk e humbi shpresën dhe u shpreh i bindur para takimit në Barcelonë se ekipi i tij do të përmbyste gjithçka në favorin e vet. Dhe ashtu ka rezultuar në fund. Luis Enrike dhe PSGja kthehen në Francë me një fitore 1-4 dhe biletën në gjysmëfinale.

enrique

Vetë trajneri i Paris SGsë duke folur për takimin tha: “Ne filluam shkëlqyeshëm dhe e dinim se do të ishte një ndeshje me gola. Ne ishim të përgatitur për çdo skenar. Në një aksion spektakolar nga Lamine ata shënuan. E pashë ekipin të pjekur dhe të etur për ta kthyer rezultatin dhe ia dolëm”.

Luis Enrike ka komentuar dhe vendimin e gjyqtarit për kartonin e kuq të Arauhos që ndryshoi takimin. “Unë zakonisht nuk gjykoj arbitrat. Mundohem të vendos veten në vendin e arbitrit. Mundohem të protestoj pak ose aspak dhe t’u them lojtarëve të mi të kontrollojnë emocionet e tyre. Kemi bërë një hap përpara në pjekuri. Ne jemi në gjysmëfinale dhe jemi do të luajmë me Dortmundin, i cili ishte ai që fitoi në grupin tonë, u takova me trajnerin dhe i thashë se do të shihemi në gjysmëfinale. Dortmundi luan shumë mirë, ata do të na krijojnë probleme.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"