Luftëtari, kapiteni Demo mbyll sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 20:03

Luftëtari, kapiteni Demo mbyll sezonin

Luftëtari e ka pranuar tashmë rënien nga kategoria, e megjithatë ajo humbje turpëruese në Vlorë rëndon ende. Për këtë motiv, skuadra po vijon përgatitjet intensive për të gjetur rrugën e kthesës. Këtë të diel luajnë me Vllazninë dhe qëllimi është marrja e ndonjë pike për të kthyer dinjitetin në vend. Temperaturat e larta janë bërë pengesë, megjithatë angazhimi ka qenë maksimal.
Luftetari 2 maska
Neritan Novi po punon për të riparuar gabime “foshnjarake” në mbrojtje. Dhe si kurrë më parë në këtë fundsezoni, stafi teknik do të ketë një grup të kompletuar. Nëse me Flamurtarin vuajtën mungesat e titullarëve të pezulluarve Enes Isufi dhe Amer Duka, rikthimi i mbrojtësit dhe mesfushorit do t’ia bëjë më të lehtë teknikut për ideimin dhe projektimin e formacionit. Marrë shkas nga seancat e fundit, Luftëtari në përballjen me Vllazninë pritet të jetë ndryshe. Shala do të jetë në portë, Dragoshi në linjën e djathtë të mbrojtjes dhe majtas është më i kredituar Kukaj. Në qendër pritet dyshja Lala-Isufi. Në mesfushë Hyseni me Dukën ose Qato do të jetë në mbështetje të J.Çelës, E.Çelës dhe Likës. Sulmi i takon Mehemtallarit dhe Oshafit. Për t’u evidentuar është fakti se Luftëtari nuk ka luajtur me 11-sh stabël javët e fundit. Dëmtimet, skualifikimet dhe aktivizimi i të rinjve kanë bërë që “look”-u i ekipit të jetë çdo javë i ndryshëm.
AUREL DEMO

KAPITENI
E megjithatë, kundër shkodranëve ata janë të disponueshëm. Në këtë listë nuk mund të fusim kapitenin Aurel Demo, që vazhdon të jetë i dëmtuar. Këtë e paralajmëroi për gazetën vetë trajneri para ndeshjes me vlonjatët, ndërsa tha: “Demo vazhdon të jetë i dëmtuar. Me problemin që ka në gju, them se nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Luftëtarit gju. Ai ka shumë kohë pa stërvitje dhe deri në fund të kampionatit nuk do të jetë në ekip”. Mbrojtësi nuk do të luajë as për këto 5 javë të mbetura, pasi rikuperimi do të zgjasë ende.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"