Luftëtari barazon në Delvinë, gjirokastritët “blindojnë” portën me ganezin… Boje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2024 | 20:38

Luftëtari barazon në Delvinë, gjirokastritët “blindojnë” portën me ganezin… Boje

Luftëtari nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 në miqësoren e luajtur kundër Delvinës në stadiumin “Panajot Pano”. Në minutën e 23-të, braziliani Lukas Melo kaloi në avantazh gjirokastritët pas një aksioni të bukur në krahun ne majtë. Më pas Delvina reagoi me Igli Gjeçin, duke barazuar shifrat në minutën e 38-të.

LUFTETARI2

Në radhët e vendësve ishin edhe dy lojtarë që kanë qenë pjesë e Luftëtarit në fazën e parë, pikërisht guineasi Kamara dhe shkodrani Radovani. Pjesa e dytë nisi me ndërhyrjet e stafeve teknike, duke aktivizuar të gjithë lojtarët e stolit, por rezultati mbeti i pandryshuar.

AF LUFTETARI

Ndërkohë, “Panorama Sport” mëson se klubi gjirokastrit ka arritur marrëveshjen me portierin 22-vjeçar nga Gana, Klement Boje, i cili ka qenë më parë pjesë e Tomorit. Ai zëvendëson brazilianin Marcelo Barbosa, i cili është larguar për arsye familjare nga Gjirokastra dhe gjasat për rikthim janë të pakta.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"