Luan kundër ish-ekipit të tij, Hebaj për Partizanin: Me ta u shpalla kampion, por jam profesionist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2020 | 19:46

Luan kundër ish-ekipit të tij, Hebaj për Partizanin: Me ta u shpalla kampion, por jam profesionist

Rubin Hebaj, një nga më të mirët në fushë të dielën përballë Kukësit, në një intervistë për “Panorama Sport” thekson se Teuta meritonte më shumë në këtë përballje. Ai flet për momentin e mirë që po kalon në Durrës dhe beson shumë që ndaj Partizanit do të kërkojnë tri pikët dhe për këtë shpreson që durrsakët të shënojnë sa më shpejt.

rubin hebajj

Rubin, nuk dolët pa pikë ndaj Kukësit. Jeni të kënaqur?

Kemi zhvilluar një ndeshje mjaft të bukur. Nuk e lejuam Kukësin të zhvillonte lojën që kërkonte me qarkullim të shpejtë topi. Për këtë dua t’i përgëzoj të gjithë çunat për shpirtin e garës që treguan në fushën e lojës.

 Kjo ishte ndeshja juaj e parë si titulluar dhe bëtë një paraqitje shumë të mirë…

Po, është e vërtetë që bëra mirë në fushë, por duhet të jap akoma më shumë se kaq. Vija nga një periudhë jo e mirë dhe me dëmtime. Tani jam ambientuar si duhet me Teutën dhe premtoj se do të jap edhe më shumë se kaq.

barazzimi kallaku

Mungesa e fitores vjen edhe për shkak të trysnisë në ekip?

Nuk besoj që kemi trysni. Ekipi është brenda objektivit, si në Kupë, edhe në kampionat. E vërteta është që kemi bërë ndeshje të mira, por na ka munguar fati. Besoj që pas kësaj ndeshjeje do rikthehemi te fitoret. Ky ekip më bind!

Të mërkurën luani ndaj Partizanit, si e prisni ketë sfidë?

Kjo ndeshje ka ardhur në momentin e duhur. Ne do të kërkojmë 3 pikët edhe ndaj të kuqve. Është e rëndësishme të marrim fitoren, pasi kjo do të na ndihmojë të punojmë dhe të jemi më të qetë për ndeshjet në vazhdim. Për momentin na duhen pikët dhe nuk na nevojitet loja e bukur.

pARTIZANI

Sa të vështirë e parashikoni ndeshjen me kryeqytetasit, duke ditur që luani ndaj një skuadre që u mund thellë në derbi?

E kemi ndjekur Partizanin dhe them se është një ekip shumë i vështirë, që mbrohet mirë. Do të jetë një ndeshje jo e lehtë. Duhet të futemi vetëm për të marrë 3 pikët. Duhet të jemi më efikasë dhe të mendojmë vetëm për rezultatin, edhe pse e dimë se do të jetë e vështirë.

Çfarë nuk funksionon, sepse cilësia nuk i mungon Teutës?

Futbolli nuk është vetëm cilësi, është dhe çështje fati. Javën e kaluar luajtëm shumë mirë dhe në fund u mundëm. Edhe në takimin pasardhës luajtëm mirë, por nuk fituam. Është dhe çështje fati, pasi ne kemi luajtur mirë në ndeshje të caktuara. Nuk është vetëm puna dhe përkushtimi, pasi them se 50% është fat. Dhe kjo na ka munguar, pasi kemi dhënë maksimumin.

E keni studiuar si duhet ekipin e Partizanit?

dERBI

Ne do të zhvillojmë lojën tonë. Duhet ta detyrojmë kundërshtarin të qëndrojë në gjysmëfushën e tij dhe ta kontrollojmë lojën. Uroj që ta godasim sa më shpejt, pasi Partizani mbrohet shumë mirë. Do bëjmë maksimumin e mundshëm.

Cilin ekip shihni si rival të Teutës në këtë sezon?

Të them të drejtën, është filozofia e këtij klubi që të mos merremi me ekipet e tjera. Ne shohim vetëm veten tonë dhe mundohemi që të përmirësojmë sa më shumë të jetë e mundur lojën e ekipit. Kjo është fryma jonë dhe kështu jemi mësuar. Nuk duam të merremi dhe të komentojmë të tjerët, pasi në këtë mënyrë shpërqendrohemi nga objektivat që i kemi vënë vetes.

Keni kaluar jo pak momente të mira te Partizani, me të cilin fituat dhe kampionatin. Si e pret Hebaj këtë ndeshje?

Me emocione sigurisht, kur përballë ke një ekip me të cilën je shpallur kampion. Por ne jemi aq profesionistë, sa në ndeshje të tilla të lëmë pas gjithçka dhe të mendojmë vetëm për sfidën.

Partizani-zyrtarizon-Rubin-Hebaj-e-huazon-nga-sllovenet

ZAMIR QYPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"