Luajti për Interin në sezonin e fundit, mbrojtësi pranë kalimit te Arsenali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 20:31

Luajti për Interin në sezonin e fundit, mbrojtësi pranë kalimit te Arsenali

Sedrik Soarez është shumë afër kalimit te Arsenali, me këta të fundit që kanë nisur kontaktet me futbollistin.cedric_soares_of_southampton_during_the_premier_league_match_bet_883127

Sipas mediave britanike, “topçinjtë” janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe kanë nisur kontaktet me lojtarin e Southemptonit, për Sedrik. Portugezi shihet si një zëvendësues perfekt për Hektor Belerin dhe për këtë arsye drejtuesit e Arsenalit po përpiqen ta marrin në ekipin e tyre.

28-vjeçari në sezonin e kaluar ishte pjesë e Interit në huazim, por zikaltërit nuk u bindën me paraqitjet e tij dhe e kthyen atë te Southemptoni.

Tashmë thuhet se marrëveshja mes palëve është shumë afër dhe shumë shpejt mbrojtësi mund të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Arsenalit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"