Luajti me fëmijët, ylli i Realit të Madridit bie sërish shënjestër e racizmit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 15:38

Luajti me fëmijët, ylli i Realit të Madridit bie sërish shënjestër e racizmit

Vinicius Zhunjor ka qenë protagonist i një vizite në një nga lagjet më të varfra në Marok, si ambasador i “UNESCO”-s në misionin për mbrojtjen e fëmijëve në nevojë.

MixCollage-14-Mar-2024-03-37-PM-939

Ylli i Realit të Madridit nuk nguroi që të luante në një nga institucionet e ngritura për shumë fëmijë fatkeq, por mes emocioneve të kësaj vizite, nuk nguroi që të përsëritej një tjetër gjest i shëmtuar ndaj Viniciusit.

Ndërsa fëmijët po e shijonin lojën me të, nga përtej mureve, teksa gjithçka po filmohej, vijnë disa thirrje raciste për Viniciusin. Pavarësisht këtij incidenti, futbollisti brazilian i ka shmangur skenat dhe ka vazhduar ndeshjen e tij me marokenët e vegjël.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"