Luajnë ndaj Vorës, trajneri i Korabit i dorëzuar përpara finishit: Jemi munduar të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2021 | 11:10

Luajnë ndaj Vorës, trajneri i Korabit i dorëzuar përpara finishit: Jemi munduar të…

Korabi duket i dorëzuar. Edhe pse matematikisht i kanë shanset që të kapin vendin e dytë, pak shpresa kanë te ndalesa e Burrelit me Dinamon. E megjithatë, kjo nuk i pengon që në Pezë-Helmës të zbresin vetëm për të marrë pikët. Agim Canaj kërkon vlerësimin e kundërshtarit, ndërsa për “Panorama Sport” pohon se do të bëjë rrotacion.

CANAJ

“Jemi munduar të luajmë futboll të pastër, ndonëse kjo nuk na çoi në realizimin e objektivit sezonal. Megjithatë, nesër (sot) në fushë do të zbresim vetëm për të marrë maksimumin.

E vlerësojmë Vorën, pasi jo më kot arriti të pozicionohet në vendin e katërt. Dëshira jonë është ta mbyllim me fitore, gjithsesi le t’ia lëmë fushës”, përfundoi trajneri.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"