Luajnë ndaj Besëlidhjes, klubi i Kategorisë së Parë me komunikatë zyrtare: Jemi njoftuar se ndeshja do të arbitrohet nga “famëkeqi”…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 10:37

Luajnë ndaj Besëlidhjes, klubi i Kategorisë së Parë me komunikatë zyrtare: Jemi njoftuar se ndeshja do të arbitrohet nga “famëkeqi”…

Në ditën e sotme skuadra e Korabit do të ndeshet ndaj Besëlidhjes në transfertë me fillim nga ora 13:30, ndërkohë këtë sfidë do ta gjykojë arbitri Laver Alla, dhe për këtë fakt ka reaguar klubi i Korabit me anë të një postimi në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”, duke cilësuar arbitrin Laver Alla si “famëkeq” sepse sipas klubit dibran e ka masakruar në ndeshjen ndaj Besës në datën 3 mars 2018 duke ndikuar direkt në rezultatin e ndeshjes e cila përdundoi 2-1 për klubin kavajas, ku u akorduan 7 kartonë të verdhë, 2 kartona të kuq, 1 gol në pozicion jashtë loje dhe një penallti në fundin e takimit.

korabi

POSTIMI I KLUBIT TË KORABIT –

“Jemi njoftuar që sot takimi do të gjykohet nga “famëkeqi” Laver Alla!

Një arbitër i cili masakroi skuadrën e “Korabit” në datë 03.03.2018 duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e takimit KF Besa 2-1 KF Korabi ku u akorduan 7 kartona të verdhë, 2 kartona të kuq, 1 gol offside në favor të Beses dhe 11-metërsh i cili mbylli takimin. Ky arbitër zbriti “Korabin” nga 5 vendet e para dhe hodhi poshtë investimin e një sezoni.

Nuk mund të heshtim përpara takimit, fati i të cilit me shumë mundësi është i paracaktuar!

Kërkojmë publikisht të mos na mohohet e drejta dhe gjyqtarët të mos bëhen më faktorë!

Të fitojë më i miri…”

korabi post

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"