Lokomativa e Zagrebit në “duart” e shqiptarëve, ish-lojtari i Laçit përgjigjet me gol në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2020 | 19:54

Lokomativa e Zagrebit në “duart” e shqiptarëve, ish-lojtari i Laçit përgjigjet me gol në miqësore

Edhe skuadra e Lokomotivës së Zagrebit, ku aktivizohen shumë futbollistë shqiptarë po kryen me sukses përgatitjet për rinisjen e kampionatit kroat.
cokaj
Në sfidën e sotme testuese midis Lokomotivës dhe Varazhdinit la gjurmë mesfushori i Shpresave dhe ish-lojtari i Laçit Enis Çokaj.

Ai realizoi golin e parë të takimit në minutën e katërt të takimit, i cili përfundoi me rezultatin 2-1 për Lokomotivën e Zagrebit.

Para ndërprerjes së kampionatit kroat prej koronavirusit, Lokomotiva mbante vendin e tretë. Megjithatë, pavarësisht pozicionit komod, ajo ka mundësinë të mbyllë sezonin në vendin e dytë, pozicion që e lejon të shkojë në fazën play-off të Ligës së Kampioneve për sezonin e ardhshëm.

Futbollisti i Shqipërisë Myrto Uzuni është njëri prej liderëve të Lokomotivës së Zagrebit duke realizuar 11 gola me skuadrën kroate.

PANORAAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"