Lojtarët e Bajernit kundër Kovaçit, stërvitje e shtensionuar dhe xhiro me biçikletë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2018 | 16:27

Lojtarët e Bajernit kundër Kovaçit, stërvitje e shtensionuar dhe xhiro me biçikletë

Stres, madje edhe gjatë pushimeve. Për Niko Kovaçin nuk ka paqe. Edhe sepse në ditët me Bundesligën e ndalur, shtohen ditët pa fitore për Bajernin e Mynihut. Kampionët nuk i fitojnë tri pikët (si në Bundesligë ashtu edhe në Champions) që prej 22 shtatorit. Dhe në Mynih flitet për krizë. Për këtë arsye, edhe gjatë këtyre ditëve qetësie, për Kovaç nuk mund të flitet për relaks dhe kroati është nën presion.

bajerni biciklete

Gjatë javës, trajneri shkoi për të ndjekur ndeshjen e basketbollit të Bajernit kundër Anadolu Efesit në EuroLigë. U ul në radhën e dytë dhe përkrah tij ishin drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç dhe mesfushori Havi Martinez. Kur spikeri përshëndeti boshnjakun dhe spanjollin, publiku duartrokiti, ndërsa në përmendjen e emrit të Kovaçit u dëgjuan vërshëllima të ndryshme dhe “buuuu”. Pas ndeshjes së fundit të humbur nga bavarezët kundër Gladbahut, stadiumi kishte vërshëllyer, por jo specifikisht ndaj trajnerit.

Polemikat – Dhe “Bild” zbulon serinë e radhës së mosmarrëveshjeve të tij me lojtarët, të cilët janë ankuar për metodat e tij të stërvitjes. Sipas tyre, seancat stërvitore janë shumë të shtendosura, deri në pikën sa ata kanë vendosur që të stërviten për llogari të tyre. Por, “Bild” zbulon një tjetër problem: Kovaç i detyron lojtarët që të bëjnë 20 minuta xhiro me biçikletë në rrugët e Mynihut në përfundim të seancës stërvitore. Pas ndeshjes, xhirot me biçikletë zgjasin deri në 30 minuta.

Për ish-teknikun e Frankfurtit, kjo është një mënyrë e mirë për të çliruar toksinat dhe stresin. Ditën e premte për shembull, futbollistët nuk u stërvitën në fushë, por u detyruan ta bëjnë xhiron e zakonshme me biçikletë. Kjo metodë nuk u pëlqen aspak lojtarëve, deri në pikën sa në bisedat me njëri-tjetrin ironizojnë trajnerin, nëse ai është duke i përgatitur për Turin e Francës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"