VIDEO/ Teutës i mjafton një gol, mposht kryesuesit e Egnatias dhe është mes play-out dhe… “Final Four”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 22:50

VIDEO/ Teutës i mjafton një gol, mposht kryesuesit e Egnatias dhe është mes play-out dhe… “Final Four”

Një gol i shënuar që në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Egnatias, i ka mjaftuar Teutës për të siguruar tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për të qëndruar jashtë zonës së play-out.

teuta egnatia

FOTO: Z. Qypi

Jazxhi shënoi që në minutat e parë të takimit golin që vulosi duelin ndaj rrogozhinasve, të cilët humbën lojtarë radhazi për probleme fizike në këtë sfidë. Fitorja minimale ndihmon Teutën që të jetë në vendin e 7, ndërsa çuditërisht i mban ato ende në garë edhe për të siguruar një vend në “Final Four”, ndonëse do u duhet një kombinim i pazakontë rezultatesh për t’ia arritur.

TEUTA-EGNATIA 1-0
11′ Jazxhi

GOLI I JAZXHI (VIDEO)

TEUTA: Vata, Kruja, Gjini, Jazxhi (75′ Qaqi), Kotobelli, Lloci, Beqja, Daja, Gjinollari, Boçi (70′ Arifi), Daci (69′ Fuast).
Trajner: Edi Martini

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Dylis, Malota (68′ Duka), Rama, Zejnullai (68′ Gjata), Ahmetaj, Fernando (44′ Ibrahimoglu), Xhoel (11′ Spahiu), Drame, Lubas (46′ Morina).
Trajner: Edlir Tetova

KV: 61′ Lloci / 35′ Lubas, 67′ Dylis

WhatsApp Image 2024-05-04 at 3.14.31 PM

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"