Dy italianë të njohur në krye të Dinamos, Moriero: Nuk premtoj. Mikoli: Futem në fushë nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2021 | 23:56

Dy italianë të njohur në krye të Dinamos, Moriero: Nuk premtoj. Mikoli: Futem në fushë nëse…

Në ambjentet e klubit Dinamo u krye sot prezantimi i stafit tim ri teknik. Presidenti Pontreli dhe administratori Barushi prezantuan para mediave trajnerin Françeski Morieron, asistentin Fabricio Mikolin dhe përgatitësin e ri atletik. 

2 (1)

Në fjalët e tyra të para si pjesë e klubit dinamovit, Moriero u shpreh se nuk premton asgjë konkrete tani te Dinamo, por mendon për rezultatet në fushë. Ai tregoi dhe arsyen se përse pranoi të drejtonte 18-herë kampionët e Shqipërisë. Për herë të parë u shpreh Mikoli, ndihmësi i Morieros duke thënë se iu bashkua ish-lojtarit të Interit për shkak të miqësisë së mirë. Ai ironizoi dhe faktin se përse nuk ka marrë ftesa në Itali për të drejtuar skuadra. Ish-lojtari i Juventusit dhe Palermos tregoi se deklarata për ish-prokurorin italian Xhovani Falkone i janë bërë pengesë në trajnerin e trajnerit.

Me batutë, Mikoli shtoi se nëse skuadra do të kishte vështirësi për të shënuar, ai do të futej vetë në fushë.

Fjalët e presidentit Marko Pontreli. 

“Përshëndetim trajnerin e mëparshëm Kamarata bashkë me zëvendësin e tij. Pretendohet që me trajnerin e ri të kalojmë në një nivel tjetër kualiteti dhe cilësie.

Siç e thashë më parë, Kamarata zgjodhi me dëshirën e tij një rrugë tjetër. E mirëkuptova. Zgjodha një kopje trajenrësh, superkualifikuar dhe që janë të njohur në rangun ndërkombëtar.

Do të donim t’i jepnim Dinamos një zgjim të fuqishëm.

Nuk është faji im që Dinamo që nuk kem stadium. Kam gjetur një klub pa qendër sportive, lojtarë, fanella.

Dua t’ju informoj se kemi dy fusha në dispozicion. Këta zotërinj kanë vlerësuar më shumë miqësinë se paratë, ndryshe nuk do të ishin këtu.

Tifozët më kuptojnë se e kam shpëtuar klubin.

Skuadra është përforcuar për të luftuar, pastaj futbolli ka dinamika të tjera.

Nuk dua të futem në historinë e kaluar të Dinamos. Nuk më interesojnë problemet dhe kush e ka patur fajin. Dinamo ka një identitet, si me rezultate pozitive dhe negative, unë e mbaj përgjegjësinë.

4 (1)

Deklarata e trajnerit të ri të Dinamos, Françesko Moriero. 
“Dinamo – Jo çdo gjë është paraja. Kam ardhur më parë këtu të vëzhgojë sisa lojtarë. Krijuam lidhje me Pontreli. Presidenti më thirri në Romë një bashkëbisedim. U fol për një ekip që është në vendin e parë E kuptova rëndësinë e saj. Objektivi jonë primar është të vazhdojmë me këto rezultate. U thashë djemve në stërvitje se duhet të punojmë çdo ditë për të punuar. Të jemi me këmbë në tokë. Gjëja më e rëndësishme është të shkruajmë historinë.

Kamarata – Ka bërë punë të mirë, shpëtoi vjet Dinamon.

Përvoja që do të sjellë te Dinamo – Kam luajtur në shumë klube. Nuk di të shkëpusë një rast. Dua që Dinamo të krijojë identitetin e saj. Kam parë ndeshjet bashkë me Fabricion. Dinamo ka shumë potencial. Nuk mund t’ju jap një premtim në këtë moment, sepse premtimet nuk ekzistojnë në futboll. Ndeshjet do t’i marrim me radhë dhe t’i fitojmë”.

6 (1)

Deklarata e zv/trajnerit Fabricio Mikoli

” Arsyeja se pse zgjodhi Dinamon – Morieron e kam mik, është përvoja e parë si trajner. Nëse do të duhet që Dinamo të shënojë, do të futem në fushë. Nuk kam ofertë në Itali? Prej Falkones. Kam akademinë time dhe gjendesha shumë mirë. Erdha në Shqipëri për të punuar me Morieron, që kam mik. Nuk kam pasur oferta.

Fjalët për Falkonen – Ka ndodhur në 2008, ishte ora 05:00 e mëngjesit dhe kishim fituar kampionatin. Ka 9-10 vjet që kam kërkuar falje.

Identeti i klubit fillon nga të rinjtë që është përgjegjësia ime te Dinamo. Po të zgjidhja si shembull, do të veçoja Benfikën, sepse ka prodhim në madh në çdo sport”.

5 1

Deklarata e administratorit të Dinamos, Ermal Barushi

“Nuk kemi nevojë për ndryshime të mëdha. Kemi diskutim për 2-3 lojtarë. E kemi mbyllur për një mesfushor. Mendoj se grupi është i plotë dhe konkurenca është e madhe. Kemi ekipin U21 në vendin e dytë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"