VIDEO/ Një autogol në fundin e sfidës shmang disfatën e Juventusit, Kaljari i Ranierit i merr 1 pikë “Zonjës së Vjetër”
Barazim me 4 gola mes Kaljarit dhe Juventusit, në një duel tepër të luftuar të vlefshëm për javën e 33-të të Serisë A. Skuadra e Ranierit e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë duke shënuar 2 herë me 11-metërsha me anë të Gaetanos dhe Minës, në minutat 30 dhe 36, por vendasit nuk arritën të menaxhonin siç duhet epërsinë e dyfishtë, teksa në fund u mjaftuan vetëm me 1 pikë.
Në fragmentin e dytë të ndeshjes, ishte Vlahoviç që në minutën e 61-të shënoi një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit, ndërkohë që autogoli i shkaktuar nga Dosena në minutën e 87-të shmangu humbjen e “Zonjës së Vjetër”.
Ky ishte barazimi i dytë radhazi për Kaljarin që javën e kaluar surprizoi Interin në “San Siro”, duke barazuar po me rezultatin 2-2.
FT
KALJARI 2-2 JUVENTUS
30′ Gaetano (P), 36′ Mina (P) / Vlahoviç 62′, Dosena 87′ (autogol)
GOLI I VLAHOVIÇ (VIDEO)
GOLI I MINA
🇮🇹 Goal: Yerry Mina | Cagliari 2-0 Juventus pic.twitter.com/nJE0brghpv
— FootColic ⚽️ (@FootColic) April 19, 2024
GOLI I GAETANOS (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"