VIDEO/ Interi fiton ndaj Udinezes dhe merr kreun e Serisë A, zikaltrit i falen… Sensit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2019 | 23:46

VIDEO/ Interi fiton ndaj Udinezes dhe merr kreun e Serisë A, zikaltrit i falen… Sensit

Interi ka mposhtur Udinezen, me rezultatin 1-0 dhe ka marrë kreun e Serisë A, pas javë së tretë.

bandicam 2019-09-14 22-34-56-965

 

 

Skuadra e drejtuar nga Konte, ka shënuar me anë të Sensit, në minutën e 44-të të sfidës. Italiani ka gjetur rrjetën me kokë, pas një krosimi të Diego Godin.

Në minutën e 36-të, De Pol u ndëshkua me karton të kuq për Udinezen dhe la shokët e vet me 10 lojtarë.

Në pjesën e dytë debutoi dhe Sançez, i cili për pak sa nuk ka shënuar. Interi kishte dhe raste të tjera, por nuk arriti të shënoi golin e qetësisë.

Me këtë trepikësh Interi kap kreun e Serisë A, pasi shkon në kuotën e 9 pikëve, dy më shumë se Juvja që barazoi ndaj Fiores.

INTER-UDINEZE 1-0
(Sensi 44′)

80′ Sançez debuton me fanellën e Interin, kiliani hyn në lojë dhe zë vendin e Politanos.

65′ Konte nxjerr nga loja Lukakun dhe hedh në fushë Lautaro Martinezin.

46′ Barela i lë vendin, Galjardinit. Konte e nis me zëvendësim të dytën.

44′ Sensi kalon në avantazh Interin, brenda zonës arrin të gjejë rrjetën me goditjen me kokë.

36′ De Pol godet me shpullë Kandrevën, arbitri konsultohet me VAR-in dhe nxjerr kartonin e kuq.

Shpullë Kandrevës on Vidnews.

Formacionet zyrtare:

Inter (3-5-2): Handanoviç, Godin, De Vraj, Shkriniar; kandreva, Barela, Brozoviç, Sensi, Asamoa, Politano, Lukaku. Trajner: Konte.

EEcSlYjWkAAjpux

Udineze : Muso; Bekao, De Maio, Opoku, Stryger-Larsen, Jajalo, Uallas, Fofana, Sema, De Paul, Lazanja Trajner: Tudor

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"