VIDEO/ Gjysmëfinale spektakolare me gola dhe penallti, Bajerni dhe Reali lënë gjithçka hapur për ndeshjen e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 23:59

VIDEO/ Gjysmëfinale spektakolare me gola dhe penallti, Bajerni dhe Reali lënë gjithçka hapur për ndeshjen e dytë

Bajern Mynih dhe Real Madrid kanë lënë gjithçka hapur për kualifikimin në finalen e Ligës së Kampioneve, teksa kanë barazuar me shifrat 2- 2 sfidën e parë mes tyre në Gjermani.

kejn

Sfida ishte mjaft e bukur, me shumë raste për shënim, sidomos nga bavarezët në minutat e parë. Por ishte Reali ai i cili shënoi i pari, me anë të Vinicius pas një kundërsulmi të shpejtë. Skuadra vendase përmbysi gjithçka në 4 minuta të vrullshëm në pjesën e dytë me Sane dhe penalltinë e Kejn.

Por në fund ishte një penallti e fituar nga Rodrigo dhe e transformuar nga Vinicius që mbylli ndeshjen me barazimin 2-2 dhe lë gjithçka të hapur për sfidën e dytë në Madrid.

BAJERN MYNIH-REAL MADRID 2-2
53′ Sane, 57′ (p) Kejn / 24′, 83′ (p) Vinicius

NGJARET KRYESORE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me barazimin 2-2.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

87’ Hoselu merr vendin e Rodrigo te Real Madird. Dejvis merr vendin e Sane te bavarezët.

83’ GOOOL REAL MADRID! Vinicius nuk gabon nga pika e bardhë dhe barazon shifrat. (VIDEO)

82’ Penallti për Real Madrid! Vinicius bën gjithçka mirë dhe pason për Rodrigon në zonë, Kim rrëzon brazilianin dhe gjyqtari nuk ka dyshime. (VIDEO)

80’ Myler i lë vendin ë fushë Gnabrit.

79’ Top me telekomandë i Modriç për Vinicius në të majtën, gjuajtja diagonale e këtij të fundit ndalet përsëri nga Nojer. (VIDEO)

76’ Kros dhe Belingam lënë fushën e lojës, për t’i bërë vend Modricc dhe Brahim Diaz.

72’ Myler pason te Musiala në të majtën, gjuajtja e tij fluturimthi nuk është e duhura.

67’ Pas një goditje këndi, Dajer me kokë tenton portën por gjen Lunin në pozicion.

67’ Mazraui shpërthen në krahun e majtë, pason për Kejn i cili lëshon një gjuajtje të fortë që devijohet jashtë nga Rudiger. (VIDEO)

65’ Kamavinga hyn në fushë në vend të Naço.

65’ Karton i verdhë për Kros.

64’ Vinicius hyn në zonë në të djathtën, kalon Nojer me topin e tij drejt qendrës, por askush nuk është aty për të shtyrë sferën në rrjetë.

60’ Kejn niset drejt portës, Rudiger me një përplasje i bllokon rrugën dhe shmang problemet para Lunin.

57’ GOOOL BAJERN MYNIH! Kejn shënon me penallti. (VIDEO)

56’ Musiala hyn në zonë në krahun e majtë, Lukas Vazkez gabon duke goditur futbollistin e bavarezëve dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

53’ GOOOL BAJERN MYNIH! Sane bën një lëvizje spektakolare në të majtën dhe pasi hyn në zonë mposht Lunin me një predhë me të majtën. (VIDEO)

51’ Sulm i shpejtë i madrilenëve me Bellingam i cili pason për Kros, ky i fundit shfaqet në të majtën dhe gjuan drejt portës, por Nojer i mohon golin. (VIDEO)

49’ Minutat e parë janë me Realin në kontroll të lojës, pasi madrilenët qarkullojnë gjatë topin duke shtyrë në gjysmëfushën e tyre vendasit.

46’ Pjesa e dytë nis me Guerreiro në fushën e lojës në vend të Goretzka në radhët e Bajern Mynih.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Real Madrid.  

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Karton i verdhë i Mazaraui i cili detyrohet të ndalë jashtë zonës Bellingam i cili po shkonte drejt portës.

42’ Goditje dënimi ballore e Bajern Mynih, Kejn ekzekuton por nuk gjen portën e Lunin. (VIDEO)

37’ Goditje këndi e bavarezëve, topi harkohet në zonë ku Goretzka me kokë gjuan mbi traversë, por njëkohësisht shkakton edhe faull në sulm.

32’ Reali ka marrë në këto minuta kontrollin e lojës, duke qarkulluar gjatë topin, teksa vendasit janë kthyer mbrapa për të mos rrezikuar një gol të dytë.

26’ Sane rrëzohet në zonë pas një përplasje me Naço e Rydiger, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

24’ GOOOL REAL MADRID! Pasim spektakolar i Kros për Vinicius i cili nuk gabon para portës dhe u jep avantazhin spanjollëve. (VIDEO)

15’ Musiala gjen hapësirë para zonës dhe gjuan nga distanca, diagonalja e tij tokazi nuk shkon drejt portës.

12’ Musiala gjen hapësirë në zonë për të gjuajtur, edhe ai pa gjetur katërkëndorin e Lunin.

9’ Kejn tenton supergolin nga mesfusha duke parë daljen e Lunin, topi mbi traversë. (VIDEO)

8’ Sane shfaqet edhe një herë i vetëm në të majtën, gjuajtja e tij e fortë kalon mbi traversë. (VIDEO)

6’ Kejn nga e djathta në zonë gjen mundësinë të gjuajë, por është qendrore dhe e lehtë, duke mos shqetësuar Lunin.

5’ Bajern ekzekuton një goditje këndi nga e djathta, Kimish provon të pasojë në zonë me pasime, por arrin të fitojë vetëm një tjetër goditje këndi.

1’ Menjëherë mundësi e artë për Sane, gjuajtja e tij ndalet para se të shkojë në portë nga Lunin. (VIDEO)

1’ Nis ndeshja në Mynh.

FORMACIONET ZYRTARE

REAL MADRID (4-3-1-2) : Lunin; Vazkez, Rydiger, Naço, Mendi; Valverde, Kros, Tukameni; Bellingam; Rodrigo, Vinicius
Trajner: Karlo Ançeloti

BAJERN MYNIH (4-2-3-1): Nojer; Kimish, Dajer, Kim, Mazraui; Laimer, Gorecka; Sane, Myler, Musiala; Kejn
Trajner: Tomas Tuhel

bandicam 2024-04-30 19-54-49-837

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"