Lila i shkaktoi Milanit humbjen e parë pas 24 ndeshjesh, Bonera: Nuk firmos për barazim, s’gabojmë dy herë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 17:26

Lila i shkaktoi Milanit humbjen e parë pas 24 ndeshjesh, Bonera: Nuk firmos për barazim, s’gabojmë dy herë

Daniele Bonera do të vijojë të drejtojë Milanin nga pankina edhe sot në 18:55 ndaj Lilës. Lidhur me sfidën e ditës së sotme në Ligën e Europës, në konferencën për shtyp ai deklaroi:

Recognition-Interim-Milan-Coach-Daniele-Bonera-vs-Napoli

“Fitoret ndihmojnë për moralin, sidomos ndaj ekipeve të mëdha. Edhe Lila është e tillë ndaj duhet të tregojmë që kemi nxjerrë mësime nga ndeshja e “San Siro”-s ku gabuam në pozicionime dhe pasime. Kemi që në maj që mbajmë këtë ritëm dhe nuk e shoh si problem për një organikë niveli si e jona. Rëndësi në këto raste ka ana emocionale dhe ne duhet të luajmë siç bëmë ndaj Napolit.

Duhet të ndihemi të fortë në brendësi të grupit dhe të bëjmë gjithçka për të përforcuar mendësinë e cila na ka sjellë deri këtu e që mund të na ndihmojë që të mbajmë këtë nivel.” Në fjalën e trajnerit nuk mund të mungonte një koment edhe për gjendjen e Ibrës, për të cilin tha: “E shoh të karikuar për një rikthim të shpejtë, megjithatë kjo nuk është diçka e re. Është një atlet fantastik që bën gjithçka për të qenë në formë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"