Lika “kapet” me tifozët, delegati Çela nuk pranoi ambulancën pa mjekë dhe ndeshja nisi 16 minuta me vonesë. Ja çfarë nuk u pa te Kukësi-Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2023 | 11:30

Lika “kapet” me tifozët, delegati Çela nuk pranoi ambulancën pa mjekë dhe ndeshja nisi 16 minuta me vonesë. Ja çfarë nuk u pa te Kukësi-Skënderbeu

Kukësi-Skënderbeu nisi me 16 minuta vonesë, për shkak se ambulanca nuk kishte mjekë. Lojtarët u nisën në orar drejt fushës, por delegati, Besnik Çela, me të drejtë nuk lejoi të niste takimin dhe i ktheu lojtarët në tunel. Ja pikantet e ndeshjes nga “Panorama Sport”.

bandicam 2023-11-28 14-25-40-052

* Edhe pse ishte një ditë feste, asnjë flamur shqiptar nuk u shfaq në fushë, kjo nga klubi organizator, Kukësi. Për këtë menduan dhjetë tifozë kuksianë në qendër të tribunës karshi, që kishin vendosur dy flamuj kuq e zi dhe në mes flamurin e klubit të Kukësit.

* Momente tensioni solli goli i dytë i korçarëve shënuar nga Gresild Lika, kur ai shkoi ta festonte dhe të përqafohej me mamanë e tij, që po e shikonte ndeshjen në tribunën për karshi, ku pranë saj ishin vendosur edhe tifozët e Kukësit. Tifozët kuksianë e morën për provokim në fillim, këtë festim të Likës. Vetëm ndërhyrja e Policisë së stadiumit qetësoi situatën.

* Ndeshja nuk kishte më shumë se 50 tifozë, madje shumica ishin familjarë të futbollistëve, po kaq ishin vendosur edhe në tribunën VIP.

* Frenklini shënon golin e parë të korçarëve, teksa disa tifozë të Kukësit pretendojnë për pozicion jashtë loje dhe i drejtohen kryesores Rusta: “Emanuela, shko aty ku ke qejf, hajde hape VAR-in tani”,u dëgjua në stadium.

* Minuta e 35-të regjistroi një ngjarje të çuditshme. Sulmuesi Rashiti u mërzit gjatë lojës dhe i kërkoi Nicës ndërrim. Më parë, shkëmbeu disa herë fjalë me pankinën e tij.

* Zhongo i drejtohet Rustës: “Nuk na keni dhënë një penallti, vetëm Kukësit nuk i keni dhënë”.

* Lamçe bën faull ndaj Rashicës dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Aty i thotë gjyqtares: “Çfarë ke mi dreq, çfarë ke?”.

* Stafi i Kukësit ankohet tegjyqtari i katërt: “Është turp o burrë me këtë, nuk di të gjykojë”, dëgjohet ndihmës-trajneri Kërnaja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"