Lika: E merituam, Lima vendosi ndeshjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2015 | 18:47

Lika: E merituam, Lima vendosi ndeshjën

likaDrejtori teknik i Kukësit, Hasan Lika, në një pronocim për Super Sport, u shpreh i lumtur për fitoren e shënuar ndaj Flamurtarit në “Zeqir Ymeri”.

Ndër të tjera Lika komplimentoi skuadrën për lojën e zhvilluar dhe rezultatin pozitiv.

“ Flamurtari disa herë na vuri në vështërsi, ku dhe mund të na ndëshkonte. Por, ne kemi luajtur më mirë me topin, kemi krijuar raste dhe Flamurtari në disa momente tentoi të na kapte në befasi, por nuk ja arriti.Pjesa e dytë ka qenë pozitive për ne,ku dhe rezultati e tregoi. Mendoj që deri tani kemi zhvilluar ndeshje të mira, kemi qenë në rritje si lojë, pasi kemi pasur ndryshime, kemi qenë më superior se kundërshtari. Gjithsesi mendoj që duhet të zhvillojmë ndeshje të mira dhe në vazhdim për të arritur rezultate pozitive”.

Sulmi

“ Ne kemi kërkuar që të jemi shumë kombinativ në aspektin sulmues kemi zhvendosur  në qendër Morierën, që është lotar i lëvizshëm. Menduam që të ishim më të zhdërvjelltë në fazën sulmuese. Në pjesën e parë morëm disa goditje dënimi, që ishin në favorin tonë. Në pjesën e dytë aktivizuam Limën, zëvëndësim i cili qe i sukseshëm. Skuadra u egërsua kërkoi më shumë golin dhe e gjeti”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"