Liga e Konferencës / Rezultatet e sotme dhe shorti i play-off. Në garë hyjnë Roma me Totenhemin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2021 | 0:01

Liga e Konferencës / Rezultatet e sotme dhe shorti i play-off. Në garë hyjnë Roma me Totenhemin

Liga e Konferencës, turneu i ri i krijuar nga UEFA, po shkon shumë pranë caktimit të emrave të cilët do të marrin pjesë në fazën në grupe të tij nëpërmjet rrugëtimit që kanë ardhur skuadrat deri këtu. Sot ka patur rezultate mjaft të rëndësishme të ndeshjeve të luajtura, me eliminimin e disa emrave të cilët kanë bërë mirë në Europë.

LIGA E KONFERENCES

Eliminimi I Rubin Kazan ishte e papritura e madhe, pasi Rakov e Polonisë mposhti skuadrën ruse në fushën e kësaj të fundit me shifrat 1-0 falë një goli në kohën shtesë. Tre sfida u vendosën nga penaltitë, me Trabzonsporin që eliminoi Molde. Plzen që eliminoi TNS dhe Partizan Beograd që eliminoi Soçi.

Nga shorti i hedhur në UEFA dihen edhe cilat do të jenë përballjet në play-off, ku në garë kanë hyrë edhe emra të njohur në kontinent si për shembull Roma, Totenhem, Union Berlin, Ren apo Rosenborg. Sfida mes Trabzonsporit dhe Romës do të jetë ndër më të ndjekurat në fazën play-off, ashtu si ajo mes Paços portugeze dhe Totenhemit.

REZULTATET E NDESHJEVE TË SOTME
Astana-KuPS 3-4
Bodo/Glimt-Prishtina 2-0
Molde-Trabzonspor 1-1P
Karabak-AEL 1-0
Rubin Kazan-Rakov 0-1
Hamarbi-Çukariçki 5-1
Zhilina-Tobol 5-0
Hapoel Ber Sheva-Slask Vroclavë 4-0
PAOK-Bohemians 2-0
Plzen-TNS P3-1
RFS-Gent 0-1
Bazel-Ujpesht 4-0
Fola-Linfilld 2-1
Makabi Tel Aviv-Trnava 1-0
Anderleht-Laçi 2-1
Kopenhagë-Lokomotiv Plovdiv 4-2
Fejenord-Luzernë 3-0
Hibernians-Riga 1-4
O. Ljubljana-Santa Klara 0-1
Rijeka-Hibernian 4-1
Sivaspor-Dinamo Batumi 1-1
Teuta-Shamrok Rovers 0-2
Velez Mostar-Elfsborg 1-4
Larne-Ferreira 1-0
Aberdin-Breidablik 2-1
HB Torshavn-Makabi Haifa 1-0
Dandëllk-Viteshe 1-2
LASK-Vojvodina 6-1
Partizan Beograd-Soçi P2-2
Osijek-CSKA Sofje 1-1
*Më të theksuara skuadrat që janë kualifikuar

liga e konferecnws

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"