LIGA E KONFERENCËS/ Emocione të forta! Fiorentina dhe Uest Hem shkojnë në finale, Bazeli i Xhakës eliminohet në minutën e 129-të 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 0:21

LIGA E KONFERENCËS/ Emocione të forta! Fiorentina dhe Uest Hem shkojnë në finale, Bazeli i Xhakës eliminohet në minutën e 129-të 

 Fiorentina-Uest Hem do të jetë finalja e dytë në historinë e Ligës së Konferencës. Kualifikime emocionuese për skuadrën italiane dhe atë angleze, që do të përballen së bashku në Pragë më 7 qershor.  

 

LIGA-E-KONFERENCES

Anglezët arritën të eliminonin AZ Alkmarin, teksa mbrëmje ne sotme triumfuan me rezultatin 0-1, në duelin e kthimit, ndërkohë që kualifikim dramatik edhe për Fiorentinën.

Edhe pse ishin mposhtur në duelin e parë me rezultatin 1-2, “vjollcët” e trajnerit Italiano, fituan në transfertë mbrëmjen e sotme me rezultatin 1-2 në kohën e rregullt, teksa kualifikimi madhështor do të vinte në minutën e 120+9, kur Barak shënoi golin e tretë të sfidës.  

Eliminim i hidhur ky për kapitenin Taulant Xhaka që qëndroi në fushë plot 88 minuta, por pa mundur të festonte.  

FT

BAZEL 1-3 FIORENTINA (2-1) 

55′ Amduni / 35′, 72′ Gonzales, 120+9′ Barak

AZ ALKMAR 0-1 UEST HEM (1-2) (e përfunduar)
90’+4′ Fornals

FORMACIONET ZYRTARE

BAZEL – FIORENTINA (2-1) JVKLCV

AZ ALKMAR – UEST HEM (1-2) 

105

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"