LIGA E KAMPIONËVE/ 8 gola në 2 ndeshje, Lajpcig fitore dramatike në Turqi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 20:57

LIGA E KAMPIONËVE/ 8 gola në 2 ndeshje, Lajpcig fitore dramatike në Turqi (VIDEO)

U luajtën në orën 18:55, dy sfidat e parafundit të vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve, ku nuk munguan surprizat. Gjermanët e Lajpcig arritën një fitore dramatike në sekondat e fundit ndaj Bashaksheirit me rezultatin 3-4. Plot 7 gola të shënuar. Polsen dhe Mukiele, kaluan në avantazh të dyfishtë Lajcigun, ndërkohë Kavexhi, ngushtoi shifrat në fundin e pjesës së parë e cila përfundoi me rezultatin 1-2.

EoQdDTLXIAM2TAY

Në pjesën e dytë ishin përsëri gjermanët që realizuan me  Olmon në minutën e 66-të, duke i ngritur shifrat në 1-3. Pavarësisht disavantazhit të 2 golave, turqit nuk u dorëzuan, Kavexhi, i cili ishte padyshim njeriu i ndeshjes, realizoi edhe 2 gola të tjerë në minutat 72 dhe 85-të, duke plotësuar tripletën personale.

Kur u mendua se sfida do të përfundonte në barazim 3-3, Lajpcig realizoi golin e fitores me Sorloth në minutën e dytë shtesë, duke marrë 3 pikë të arta në një ndeshje të çmendur. Ndërkohë sfida tjetër mes Krasnodar dhe Ren përfundoi me triumfin 1-0 të rusëve, të cilët siguruan vendin e tretë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"