Lëvizje surprizuese e kuqezinjve, Milani kontakton rivalët për bomberin e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 20:30

Lëvizje surprizuese e kuqezinjve, Milani kontakton rivalët për bomberin e Serisë A

Milani ka nisur nga puna në merkato për t’i dhuruar teknikut Stefano Pioli një skuadër që të jetë e aftë për të ruajtur titullin kampion të fituar në sezonin e shkuar, ku nuk përjashtohen edhe goditjet e bujshme siç është rasti i sulmuesit të Napolit, Viktor Osimen.

osimhen

Sipas raportimeve nga “TuttoNapoli.net”, kuqezinjtë duket se kanë kontaktuar presidentin e napoletanëve, De Laurentis për të kërkuar informacione lidhur me një transferim të mundshëm të sulmuesit nigerian në Milano.

Përgjigjja e numrit një të Napolit ka qenë e qartë, me De Laurentis që i ka theksuar drejtuesve të Milanit se duhen 100 milionë euro që sulmuesi të largohet, me presidentin që shpreson të arkëtojë një shifër të majme duke parë dhe interesimin e klubeve si Reali dhe Liverpuli që gjithashtu kanë shfaqur interes për sulmuesin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"