Legjionarët/ Berisha shkakton penallti, por e ruan portën e paprekur. Uzuni zhyt Roshin e Memollën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2021 | 0:02

Legjionarët/ Berisha shkakton penallti, por e ruan portën e paprekur. Uzuni zhyt Roshin e Memollën

Në Hungari Uzuni fitoi derbin kuqezi me Roshin dhe Memollën. Myrto Uzuni dhe Ferencvarosh kanë mposhtur Diosgiorin e Odise Roshit dhe Hysen Memollës me rezultatin minimal, 1-0. Në këtë sfidë, vetëm sulmuesi beratas luajti nga minuta e parë.

legjionarwet

Bomberi i Kombëtares ka qenë protagonist me disa tentativa drejt kuadratit, por i pafat. Pjesa e parë përfundoi pa gola. Në të dytën, vendësit që kryesojnë bindshëm kampionatin, me zëvendësimet e kryera shtojnë presionin dhe në minutën e 77-të, pas një krosimi nga e majta, Boli me kokë në qendër të zonës shënon golin e avantazhit për ekipin e sulmuesit beratas. Dy minuta më vonë nis në fushë edhe derbi kuqezi, me aktivizimin e Roshit nga e 79-ta minutë.

Mirëpo, për vetëm pesë minuta kanë qenë në fushë dyshja e Kombëtares, pasi Uzuni del në të 84-tën minutë. Memolla nuk u aktivizua. Me këtë fitore, Ferencvarosh thellon distancën në krye +15 pikë, ndërsa skuadra e dyshes Roshi-Memolla, mbetet në vend të fundit me 21 pikë, katër më pak sesa ekipi i 11-të (me 1 ndeshje më pak).

ITALI

Peskara e Ledian Memushajt merr një fitore të artë 0-1 në fushën e Çitadelas, për të shpresuar për të rikuperim nga fundi i klasifikimit. Mesfushori vlonjat u aktivizua nga minuta e 64-t, ndërsa si kundërshtar i cili doli i humbur, ishte për 90 minuta, Elhan Kastrati. Në sfidën mes Salernitanës dhe Spalit, Berisha shkaktoi penallti në minutën e 88-të, por në fund ishte Di Takio që nuk u tregua i saktë. Një tjetër ndeshje në të cilën gardiani i Kombëtares ia del të ruajë kuadratin pa pësuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"