“Largimi i Mesit një peng”, flet presidenti i Barcelonës: Pike po vuan…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2022 | 16:38

“Largimi i Mesit një peng”, flet presidenti i Barcelonës: Pike po vuan…

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka fituar një betejë brenda klubit. Ai ka mundur të marrë votëbesimin nga asambleja në lidhje me shitjen e aksioneve të të drejtës televizivedhe të kompanisë së marketingut të klubit, nga ku pret të arkëtojë deri në 600 milionë euro. Por, deri në bindjen e ortakëve të asamblesë, atij i është dashur t’u përgjigjet një morie pyetjesh. Atij iu desh t’i kthehet edhe njëherë largimit të Mesit, problemeve më të fundit të mbrojtësit Pike dheshumë temave të tjera që tejkalonin objektivin e asamblesë.

laporta

LARGIMI I MESIT

“Vazhdoj të jem i trishtuar për atë çfarë ndodhi me Mesin. Pornatyrisht që do të gjejmë kohën dhe mundësinë për tënderuar Leon, për gjithçka ka bërë për këtë klub. Për mua,Leo do të jetë përherë te Barça.Rrethanat na detyruan të bëjmëatë që tashmë dihet nga tëgjithë, por kjo kurrsesi nuk dotë dëmtojë raportet tona. Herëta vonë ne do t’i bëjmë nderimete duhura atij. Ai meriton njëmirënjohje të përjetshme përatë çfarë ka bërë në 20 vjet te Barcelona. Ka qenë guri i themelit të sukseseve të klubit”, ka thënë Laporta.

SITUATA E PIKESË

“Pike po vuan shumë. Ndoshtashumë njerëz merren me famë ne një lojtari, paratë që fiton dhegjithçka tjetër nuk i pëlqen te një futbollist, por Pike është një person i shkëlqyer. Ai është njënga kapitenët e klubit, kishte mundësi t’i futej botës së biznesit, por zgjodhi të vijojë të japë kontributin e tij te Barcelona si lojtar. Ajo çfarë kandodhur me të natyrisht që nuk është e këndshme, ndaj aimeriton të gjithë mbështetjene klubit dhe të tifozëve”.

TEBAS

Laporta ka folur edhenë lidhje me raportet e tij mepresidentin e Ligës, HavierTebas. “Kam vënë re një ndryshim tek ai, nuk është më aipersoni që vetëm sulmonte klubin tonë. Ai dhe ne e dimëfare mirë se Barça ka të gjitha kapacitet për ta kaluar këtësituatë delikate financiare. Shpejt do t’i telefonoj për t’iabërë me dije se shifrat tonado të jenë pozitive”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"