Partizani gjen zëvendësuesin e Fejzullahut, firmos me mbrojtësin e Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2018 | 23:37

Partizani gjen zëvendësuesin e Fejzullahut, firmos me mbrojtësin e Flamurtarit

Rron Statovci do të jetë lojtari më i ri i Partizanit. Mbrojtësi i djathtë që sezonin e fundit u aktivizua me Flamurtari në Superligën Kosovare, ka gjetur akordin me klubin e kuq dhe prezantimi mbetet vetëm çështje orësh.

2222-696x529

21-vjeçari, siç raporton “gazeta sheshi” në Kosovë, ka firmosur me Partizanin. Më parë ai ka qenë pjesë e Llapit, por edhe e Vllaznisë në Kosovë. “Demat” e shohin Statovcin, si zëvendësuesin e denjë të Arbnor Fejzullahut në krahun e djathtë. Statovci është edhe pjesë e Kosovës U-21.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"