Humbi nga Frankfurti 5-1, Bajerni merr vendimin për Kovaçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 21:05

Humbi nga Frankfurti 5-1, Bajerni merr vendimin për Kovaçin

Niko Kovaç nuk është më trajneri i Bajernit të Mynihut.

niko kovac

Klubi bavarez në faqen e saj zyrtare në internet, ka bërë me dije se palët kanë prishur marrëveshjen në konsesus dhe Kovaç nuk do të jetë me trajneri i kampionëve të Gjermanisë.

Humbja e djeshme nga Frankfurti me rezultatin 5-1 , ishte fatale për largimin e teknikut.

Do të jetë Hensi Flik ai që do të jetë në krye të skuadrës për dy ndeshjet me Olimpiakosin dhe Dortmundin, siç bën me dije vet klubi.

Trajneri ka thënë pas largimit: “Unë mendoj se ky është vendimi i duhur për klubin për momentin. Rezultatet, dhe gjithashtu mënyra se si ne luajtëm ndeshjen e djeshme, më bënë të marr atë vendim”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"