Denoncon Labëria, ja pse Flamurtari rrezikon të humbasë dy ndeshje në tavolinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2021 | 21:52


Denoncon Labëria, ja pse Flamurtari rrezikon të humbasë dy ndeshje në tavolinë

Flamurtari e ka nisur me vrull pjesëmarrjen e tij në këtë edicion në Kategorinë e Dytë dhe është padyshim kandidati kryesor për t’u ngjitur më lart në renditje. Por skuadra vlonjate duket se do të përballet me probleme dhe tashmë rrezikon ët humbasë dy ndeshje në tavolinë.

FLAMURTARI

Ka qenë klubi Labëria ai që ka akuzuar vlonjatë se nuk kanë respektuar rregulloren e Kategorisë së Dytë, duke aktivizuar lojtarë që nuk lejohen sipas asaj që parashtron FSHF. Labëria ka bërë të ditur se ka depozituar ankesë në FSHF për faktin se Flamurtari ka luajtur me lojtarë që janë nga jashtë qarkut mbi normat e lejuara.

DENONCIMI I LABËRISË
Klubi Futbollit Labëria njofton anëtarët dhe dashamirësit e klubit se kanë depozituar një ankesë pranë Federatës Shqiptare të Futbollit kundër Flamurtari FC për thyerje të rregullores së FSHF në lidhje me regjistrimin e lojtareve jashtë qarkut.

Rregullorja e FSHF lejon klubet e Kategorisë së dytë të regjistrojnë deri në 5 lojtarë jashtë qarkut për aktivizim në ndeshjet e kampionatit.

Flamurtari FC ka aktivizuar 6 lojtarë jashtë qarkut në ndeshjen kundër Përmetit dhe Naftëtarit, emrat e të cilëve janë si më poshtë:

1.Odaildo Souza De Oliveria (Brazil)

  1. Olsi Gocaj (Shkodër)

3.Denis Pjeshka (Shkodër)

4.Behar Ramadani (Shkodër)

5.Ditmar Bicaj (Lezhë)

  1. Alked Çelhaka (Kavajë)

Arsyeja për kufizimin e lojtarëve jashtë qarkut në Kategorinë e Dytë është për t’u dhënë mundësi klubeve të rrisin dhe promovojnë talentet vendase.

Flamurtari FC jo vetëm që prish garën sportive me veprimet e tij te jashtëligjshme, por u heq mundësinë djemve të talentuar vlonjatë për t’u angazhuar dhe rritur profesionalisht në këtë sport.

Ky është veprimi i dyte josportiv i Flamurtari FC këtë kampionat, i cili i shtohet mashtrimit të javës së parë ku Flamurtari FC, në përpjekje për të shtyrë javën e parë të kampionatit, shpiku sëmundjen e Covid-it për 4 lojtarë të tij, ndërkohë që nuk afroi asnjë prove dhe as emrat e lojtarëve të infektuar në kundërshtim me rregulloren dhe etikën e FSHF dhe UEFA-s.

Ne ankesën e depozituar pranë FSHF, Komisionit të Disiplines dhe atij të Etikës, Klubi i Futbollit Labëria ka kërkuar të merren masa për shkeljen e rregullores si dhe respektimin e garës sportive.

Labëria do t’ju mbajë në njoftim për çdo masë që FSHF do të marrë ndaj Flamurtari FC për këtë shkelje të hapur dhe flagrante dhe për hapat e tjerë që klubi jonë do të marrë për të dënuar këtë veprim shumë të dëmshëm për futbollin në qytetin e Vlorës dhe gjithë Labërisë.

PANORAMASPORT.AL