Lajm i mirë për Barcelonën, dy lojtarët e rëndësishëm rikthehen në stërvitje dhe mund të jenë gati ndaj Napolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2020 | 14:37

Lajm i mirë për Barcelonën, dy lojtarët e rëndësishëm rikthehen në stërvitje dhe mund të jenë gati ndaj Napolit

Antuan Grizman dhe Osmane Dembele janë rikthyer në stërvitje me Barcelonën dhe mund të jenë gati për ndeshjen në Champions me Napolin. Sfida e parë në Itali përfundoi në barazim 1-1 dhe sfida e kthimit do luhet me 8 gusht në Barcelonë.

grizman

Katalanasit kanë pasur probleme me lojtarët për shkaqe dëmtimesh, me Grizman që u dëmtua në javët e fundit të La Ligas dhe Dembele që është jashtë fushave që prej janarit. “Football Espana” raporton se dy lojtarët janë parë në stërvitje me pjesën e tjetër të skuadrës. Edhe Klement Lenglet u rikthye nga dëmtimi këtë javë.

Gjithsesi do ketë mungesa për Barcelonën në ndeshjen ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve pasi Vidal është i pezulluar ndërsa Umtiti, Todibo dhe Araujo janë të dëmtuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"