Lajm i keq për Romën përpara sfidës ndaj Milanit, dëmtohet lideri i skuadrës. Ja sa pritet të mungojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 15:59

Lajm i keq për Romën përpara sfidës ndaj Milanit, dëmtohet lideri i skuadrës. Ja sa pritet të mungojë

Lajme të këqija në shtëpinë e Romës. Edin Xheko ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë 15-20 ditë. Pas dëmtimit të tij në sfidën ndaj Bragës ku arriti të realizojë dhe një gol në atë fitore me rezultatin 3-1, Edin Xheko i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore ku është evidentuar një dëmtim muskulor të shkallës së parë.

xheko 1

Lideri i Romës do të mungojë në sfidën e rëndësishme ndaj Milanit të dielën në mbrëmje, ndaj Fiorentinës, Xhenoas dhe Shaktar Donetsk në sfidën e parë të fazës së 1/8 të Europa Ligës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"