Lajm i hidhur nga Shkodra, ndërron jetë ikona e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2021 | 23:50

Lajm i hidhur nga Shkodra, ndërron jetë ikona e Vllaznisë

Legjenda e volejbollit shkodran dhe shqiptar, Ali Bushati është ndarë nga jeta ,mëngjesin e sotëm në moshën 78-vjeçare. Prej më shumë se një muaji, Bushti vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila ditën e sotme i mori jetën.

ALI BUSHATI

I lindur më 24 tetor 1942, Ali Bushati la gjurmë në volejboll, ku zhvilloi 25 ndeshje me ekipin kombëtar, teksa për 7 vite ka qenë pjesë e Vllaznisë si trajner dhe lojtar.

Ai do të mbetet në mendjen e të gjithë shkodranëve për arritjet me Vllazninë e volejbollit, teksa ditën e sotme i jepet lamtumira e fundit. “Panorama Sport” i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të Ali Bushatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"