Laçi sheh përsëri afër Europën, klubi u bën thirrje tifozëve për duelin ndaj Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2023 | 21:57

Laçi sheh përsëri afër Europën, klubi u bën thirrje tifozëve për duelin ndaj Erzenit

Laçi pret të dielën Erzenin, në një ndeshje që ul siparin e javës së 32- të. Kurbinasit janë në formë të shkëlqyer dhe trajneri Stavri Nica ka ditur të fusë në “shina” grupin.

Laci

Ekipi ndodhet vetëm tri pikë larg zonës europiane, prandaj dhe klubi kërkon që të vijohet me fitore. Përmes thirrjeve për tifozët, drejtuesit duan ndihmën e tyre ndaj Erzenit.

“Ekipi i zemrës ju thërret! Të dielën Laçi përballet me Erzenin, prej orës 15:00, dhe në shtëpi nuk duhet të mungojë asnjë! Objektivi ynë nuk ndryshon dhe së bashku mund të regjistrojmë një tjetër sezon të suksesshëm, duke siguruar pjesëmarrjen në Europë. Bileta në tribunën qendrore është 500 lekë, ndërsa në sektorët e tjerë të stadiumit hyrja do të jetë falas. Asnjë arsye për të munguar”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Ndërkohë, mungesa e vetme ndaj Erzenit është ajo e mesfushorit Serxho Ujka për shkak kartonësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"