Laçi sfidon mungesat dhe zhyt Vllazninë në “play-out”, pesë gola për të sulmuar Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2020 | 18:00

Laçi sfidon mungesat dhe zhyt Vllazninë në “play-out”, pesë gola për të sulmuar Europën

Laçi ka shkatërruar Vllazninë me shifrat 5-2, duke qenë në garë për një vend në Europë. Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, ku edhe pse kurbinasit shënuan dy herë në pjesën e parë me Albion Markun dhe Ardit Deliun, shkodranët zhvilluan një lojë të mirë.

lACI

Në pjesën e dytë Silvio Zogaj rihapi ndeshjen dhe u mendua se do të barazpeshohej gjithçka, por kapiteni Ignjatoviç çoi shifrat në 3-1.

Gjithsesi, një supergol i Gilman Likës i dha një tjetër marsh lojës. Laçi tregoi karakter, pasi në fund shuajti çdo shpresë të Vllaznisë me golat e Fatmir Prengës dhe Donald Rapos. Kjo humbje e rikthen Vllazninë në zonën “play-out”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"