Laçi mbetet “makthi” i Tiranës. Bardheblutë ndalen në barazim pa gola në “Qemal Stafa”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2015 | 16:37

Laçi mbetet “makthi” i Tiranës. Bardheblutë ndalen në barazim pa gola në “Qemal Stafa”

tirana   laciSuperiore, java e 11-­të

Stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” të Tiranës

TIRANA ­ LAÇI 0-­0
Golat:
S’ka

Formacionet zyrtare

TIRANA: Ed. Bakaj, Smajli, Muça, Karan, Hoxhallari, Karabeci,Teqja, Fukui, Kërçiku, Bakaj, Lika. Trajner: I. Daja
LAÇI: Vujadinoviç, Doku, Buljan Sheta, Sefgjinaj, Gocaj, Mustafa, Veliaj, Meto, Kruja, Xhejms. Trajner: A. Cungu.

Laçi vazhdon të jetë “makth” për Tiranën. Bardheblutë janë ndalur në barazim pa gola në “Qemal Stafa” ndaj kurbinasve. Ashtu si në fazen e parë, të dy skuadrat janë ndalur me barazim në përballjen mes tyre, përveç faktit se në Krujë rezultati ishte 1-1.

Pjesa e parë- Lojë e barabartë nga të dy ekipet, por vendasit janë më kërkues ndaj golit. Pavarësisht rasteve të pakta që numëruan të dy skuadrat, nuk pati asnjë aksion të rrezikshëm. Një lojë pa shumë cilësi dhe me pak momente shënimi, duke e mbyllur pjesën e parë 0-0.

Gjatë 45 minutave të dyta, përsëri bardheblutë përpiqen më tepër për të gjetur golin e avantazhit, duke krijuar kështu dhe epërsinë e mikëpritësit, por nuk arrijnë të finalizojnë.Dhe pse me një mesfushë dhe sulm të pasur me Fukuin, Bakajn dhe Karabecin me Kërçikun dhe Teqën, kryeqytetasit nuk arrijnë ti japin më ngjyrë dhe grintë lojës.Me futjen e Muzakës në fushë, loja fillon të bëhet më agresive, ku në minutat e fundit, që të dy skuadrat tentojnë të gjejnë hapësira për të shënuar, por një gjë e tillë nuk ndodh.Kurbinasit mbyllen mirë në mbrojtje, theyjnë çdo aksion të Tiranës dhe vendosin qetësinë në portën e malazezit Vujadinoviç.

Tirana e Ilir Dajës, regjistron barazimin e parë pas dy fitoreve radhazi, ndërsa Laçjanët vazhdojnë radhen e barazimeve.
Nga një pikë për të dyja skuadrat, të cilat mbeten në pozicionet e javës së 10-të. Tirana llogarit 17 pikë në vendin e 5-të, e ndjekur nga Laçi pas saj më 12 pikë.

Minutat

90’+1′ Fukui ndërhyn ndaj Nimanit, ndëshkohet me të verdhë.
Akordohen 3 minuta shtesë
89′ Zëvendësim te Laçi. Del Kruja, futet Bardhi.
88′ Vujadinoviç ndëshkohet me të verdhë pasi vonon lojën.
86′ Kundërsulmojnë miqtë, aksion nga e djathta, topin e merr Mustafa, i cili godet fuqishëm drejt portës por nuk jashtë kuadratit.
82′ Tirana ka rast të mirë me anë të Muçes dhe Fukuit në zonë por nuk arrin të finalizojë.
73′ Hoxhallari ndëshkohet me të verdhë.
77′ Muzaka bëhet gati të futet në fushë.
79′ Del Hoxhallari, futet Muzaka.
61′ Rast për Tiranën. Bakaj kroson një top nga e majta për Smajlin në zonë, por shkodrani nuk arrin të shfrytëzojë.
62′ Gjergji Muzaka del në nxemje tek Tirana.
67′ Donimojnë bardheblutë, por kurbinasit mbyllin mirë sulmet e vendasve.
Starton pjesa e dytë
Muça-
Tirana vuajti momentet e kundërsulmit. Ekipi i Laçit është vendosur shumë mirë në mbrojtje dhe ne e kemi të vështirë ta çajmë mbrojtjen, por do tja dalim.
Mbyllet pjesa e parë në shifrat e bardha 0-0

tirana - laciAkordohen 3 minuta shtesë
43′ Lojë pothuajse e barabartë nga të dy anët, por dominojnë me aksionet për gol bardheblutë.
39′ Tirana luan më mirë, realzion aksione, kërkon të shënojë por nuk ja del.
36′ Zëvendësim te Laçi, del Sheta, futet Nimani. Sheta del i dëmtuar nga fusha.
sheta
22′ Dejan Karan ndërhyn ashpër ndaj Xhejms, revoltohet stafi i Laçit. Gjyqtari Meta e ndëshkon lojtarin bardheblu me të verdhë. Proteston Sefgjinaj dhe ndëshkohet me të verdhë.

xhejms
8′ Kundërsulmon Tirana nga e majta, Buljan çon topin në goditje këndi.
4′ Aksion i Laçit, Xhejms godet nga distanca por pret portieri Ed.Bakaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"