Laçi kërkon të “thyejë akullin” ndaj Flamurtarit, ja sa vite kanë kurbinasit që nuk fitojnë në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 9:16

Laçi kërkon të “thyejë akullin” ndaj Flamurtarit, ja sa vite kanë kurbinasit që nuk fitojnë në Vlorë

Në transfertën e sotme Laçi duhet të “thyejnë akullin”, pasi kanë 26 muaj që nuk fitojnë në Vlorë.laci flamurtari

Për herë të fundit Laçi ka fituar ndaj Flamurtarit si udhëtues më 17 dhjetor 2017 me golin e Arturo Rexhinaldos.

Për këtë takim kurbinasit do të jenë më të plotë, pasi kthehet nga pezullimi mesfushori Ardit Deliu, i cili mungoi ndaj Partizanit.

Ndërkohë, një mungesë e rëndësishme ka qenë braziliani Teko, i cili ka qenë i dëmtuar dhe mbetet në dyshim edhe për sot.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"