La shtatëzënë vajzën e presidentit, klubi merr vendimin e rëndë për futbollistin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 23:56


La shtatëzënë vajzën e presidentit, klubi merr vendimin e rëndë për futbollistin

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në Kategorinë e Dytë në slloveni, teksa një lojtar është përjashtuar nga ekipi i tij. Shkak për këtë është bërë, se ai kishte një lidhje me vajzën e presidentit, të cilën e kishte lënë edhe shtatëzënë.afcon-2019-super-eagles-get-outstanding-allowances-bonuses-ahead-madagascar-game

Sapo presidenti mori vesh se vajza e tij kishte ngelur shtatwzwnw me lojtarin, e thirri menjëherë futbollistin i cili wshtw nga Nigeria. Lojtari e pranoi atë dhe pas kësaj u detyruar të largohet nga klubi ku ai aktivizohej.

Emri i lojtarit dhe skuadrës nuk është bërë ende publik, për shkak se futbollisti e ka treguar ngjarjen, por nuk dëshiron që të ketë probleme. “Kam nënshkruar një  kontratë 3-vjeçare, por jam futur në telashe, kur u kuptua se vajza e presidentit ka ngelur shtatëzënë me mua. Sapo morën vesh këtë, unë e pranova gjithçka se ishte e vërtetë dhe më thanë që të mos paraqitesha në ambientet e klubit, por të qëndroja në shtëpi.

Pas një jave ata më kontaktuan mua, se kanë ndërprerë kontratën, për shkelje disiplinore, diçka që më erdhi si e papritur. Unë dhe vajza e presidentit jemi të rritur dhe e duam njëri-tjetrin, dhe vendosëm të kemi një fëmijë.

Tani unë jam në Nigeri dhe nuk kam folur me vajzën, për shkak se e kanë detyruar të më bllokojë në të gjitha rrjetet sociale. Nuk e di se çfarë ka ndodhur me të dhe fëmijën.”, u shpreh futbollisti.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com