“La Liga, shumë herë më e avancuar se Premier Liga”, Karlo Ançeloti tregon diferencën drastike midis dy kampionateve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 18:21

“La Liga, shumë herë më e avancuar se Premier Liga”, Karlo Ançeloti tregon diferencën drastike midis dy kampionateve

Karlo Ançeloti është një trajner që ka fituar shumë tituj me ekipe të ndryshme. Në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes me Selta Vigon, trajneri Italian u pyet midis diferencave që mund të kenë kampionati anglez me atë spanjoll. 

anceloti

“Janë të ndryshëm. Kjo nuk do të thotë që njëri është më i mirë ose më i keq. Atje ka me pak taktika. Në nivelin taktik, La Liga është shumë herë më e avancuar. Nëse flasim për itensitetin apo ritmin, Premier Liga mund të ketë më shumë, por spanjollët kanë më shumë kualitet taktik.”

Ançeloti, është trajneri i vetëm që ka arritur të fitojë kampionatin në 5 ligat më të mira të Europës. Ai ka arritur të fitojë titullin në shtetet respektive me skuadra si Çelsi, PSG, Milan, Real Madrid dhe Bajern Mynih.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"