“Ky Inter meritonte diçka më shumë”, Konte: Goli i dytë na ‘vrau’, sonte na mungoi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 0:00

“Ky Inter meritonte diçka më shumë”, Konte: Goli i dytë na ‘vrau’, sonte na mungoi…

Trajneri i Interit, Antonio Konte, foli për mikrofonët e “Sky Sport”, pas humbjes me Barcelonën në shtëpi, që e la ekipin e tij jashtë Champions League.

konte

Tekniku e pranoi që ekipi i tij meritonte diçka më shumë, por tashmë i mbetet të mbajnë kokën lart, për atë që kanë treguar dhe të punojnë akoma më tepër.

ELIMINIMI – Kishim mundësi për të fituar, edhe raste të mira madje. Na mungoi cinizmi dhe precizioni për të konkretizuar atë që krijuam. Kam pak për t’u thënë lojtarëve, pasi dhanë gjithçka. Na mungoi goli i dytë, ndërkohë që goli i shënuar nga Barcelona në fund na vrau.

GOLI I DYTË I PËSUAR – Janë imazhe të që të bëjnë keq, sepse ai gol na preu këmbët nga të gjitha pikëpamjet. Ne po bënim presing, po krijonim situata për të shënuar. Më vjen keq për lojtarët sepse dhanë gjithçka në një periudhë të vështirë. Më vjen keq edhe për tifozët, për atmosferën fantastike të krijuar. Na mbështetën që nga fillimi. Mendoj se meritonim diçka më shumë, por tani na mbetet që të përveshim mëngët, Këta çuna duhet të vijojnë të punojnë, dhe të ngrihemi sërish.

PËRQENDRIM NË KAMPIONAT – Tani duam të ecim përpara. Kemi zhgënjim, unë dhe lojtarët, por duhet të mbajmë kokën lart. Lojtarët po bëjnë gjëra të rëndësishme në një kohë të vështirë. Kemi edhe dy ndeshje para pushimeve. Nuk po mendoj për merkaton, por të rikuperojmë disa lojtarë sepse na duhen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"