Kuqezinjtë mundin Armeninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2015 | 10:44

Kuqezinjtë mundin Armeninë

u-16Kuqezinjtë e vegjël nuk ndalen, fitojnë edhe ndaj Armenisë. Nën drejtimin e Alban Bushit kanë arritur një tjetër fitore në turneun “UEFA Development Tounamment”. Fitore që ka ardhur nga goli i realizuar nga Kevin Lanaj, me një mjeshtëri dhe potencë prej profesionisti, me një goditje nga një distancë rreth 40 metra.

Goditje në të cilën topi përfundoi në trekëndëshin e portierit armen, duke mos i dhënë atij asnjë shans për të reaguar. Kjo fitore bën që Shqipëria U-16 të jetë në vendin e parë në këtë turne, me gjashtë pikë, e ndjekur nga Qipro me katër, Mali i Zi me dy dhe Armenia pa asnjë pikë.

Mali i Zi ka fituar 2-4 me penallti ndaj Qipros dhe rregulli bën që malazezët të arrijnë dy pikë, ndërsa Qipro vetëm një.

Bushi

Është ndeshja e dytë si trajner dhe ka marrë dy fitore. Alban Bushi tregon se në të ardhmen do të drejtojë një ekip. “Është diçka që e kam thënë se kam dëshirë që të jem trajner dhe po e përforcoj këtë ide duke e provuar. Pasi të mbaroj të gjithë trajnimet, do të kisha dëshirë që drejtoja një ekip.

Në këtë grup lojtarësh, ka shumë elemente cilësore, por që duhet punuar më mirë në skuadrat e tyre. Kam parë motivim maksimal nga secili dhe shpresoj që të bëjmë mirë edhe ndeshjen e tretë, për të arritur të fitojmë këtë turne, që do të ishte edhe shtysë për vazhdimësinë e këtyre të rinjve”, ka deklaruar Alban Bushi për “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"