Kule: I pakënaqur nga skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2015 | 19:53

Kule: I pakënaqur nga skuadra

kule mariglenTrajneri i Bylisit, Maringlen Kule ka folur në përfundim të ndeshjes me Skëndërbeun për SuperSport. Tekniku i ballshiotëve është shprehur i pakënaqur nga lojtarët të cilët zhvilluan një pjesë të dytë të dobët, ku pësuan dhe tre gola.

“ Ishte një pjesë e parë pothuajse përfekte, gjithçka shkoi shumë mirë deri në minutën e fundit që pësuam, gol që na penalizoi. Ndërsa në pjesën e dytë mendoj që i lamë shumë hapësira Skënderbeut të cilat i shfrytëzuan mjaft mirë. Nuk është e lehtë të luash me kampionët sepse ka lojtarë cilësorë që luajnë dhe në Ligën e Europës. Por në përgjithësi jam i pakënaqur për pjesën e dytë”.

Merkato

“Mendoj që duhet të presim, të shohim se si do të dalim dhe ndeshjet që na kanë mbetur, pastaj shohim…”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"