Kukësi zyrtarizon afrimin e radhës, Gegës i shtohen forcat në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 14:10

Kukësi zyrtarizon afrimin e radhës, Gegës i shtohen forcat në mbrojtje

Besir Demiri është lojtari më i ir i Kukësit. Siç ishte paralajmëruar prej ditësh, mbrojtësi i majtë ka arritur marrëveshjen me klubin verilindor dhe tani do të vihet nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega.

demiri

Siç njofton faqja zyrtare e Kukësit në rrjetet sociale, mbrojtësi ka mbërritur në kryeqytet dhe ka nënshkruar kontratë 2-vjeçarë.

Njoftimi i klubit:

“Besir Demiri është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi 26-vjeçar ka firmosur sot kontratën 2-vjeçare me skuadrën tonë. Ish- futbollisti i Kombëtares sonë luajtur për shumë vite në kampionatin maqedonas, por edhe në Ukrainë dhe në Sllovaki. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e ekipeve kombëtare të Shqipërisë dhe Maqedonisë. emiri do të bashkohet sot me skuadrën dhe do të zhvillojë stërvitjen e parë me ekipin, teksa është i gatshëm për ndeshjen ndaj Ëolfsburgut! Veç pozicionit si mbrojtës i majtë, Demiri luan edhe në mesfushë! Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Demiri! Mirë se vjen Besir.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"