Kukësi “peshkon” të rinj, vjen Dragoshi nga Luftëtari dhe nesër prezantohet Gashi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 23:40

Kukësi “peshkon” të rinj, vjen Dragoshi nga Luftëtari dhe nesër prezantohet Gashi

Kukësi ka nisur të përforcojë skuadrën për sezonin tjetër, teksa fillimisht janë përqendruar te lojtarë të rinj.

dragoshi 

Pasi zyrtarizuan ditën e sotme portierin Angelos Tafa, shumë shpejt klubi verilindor prite të prezantojë edhe dy afrimet e radhës. Redon Dragoshi do të jetë një lojtar i Kukësit për sezonin e ardhshëm. Burime zyrtare në klubin verilindor bëjnë me dije se kanë mbetur vetëm detajet e fundit dhe mbrojtësi 20-vjeçar, i cili luan në krahun e djathtë do të prezantohet si afrimi i radhës në skuadrën e Skënder Gegës.

Dragoshi zhvilloi paraqitje të shkëlqyera sezonin e fundit në Superiore me Luftëtarin dhe këto nuk kanë kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e Kukësit të cilët kanë nxituar ta marrin në skuadrën e tyre.

UEFA Under 19 Championship 2016 - Austria HeadshotsGjithashtu ashtu siç kishte paralajmëruar para pak ditësh edhe “Panorama Sport”, ditën e nesërme do të prezantohet Albin Gashi, i cili vjen nga skuadra austriake e Floridsdorfed dhe mendohet të zëvendësojë Kristal Abazajn.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"