Kualifikueset e Botërorit, Argjentina humb trajnerin dhe dy lojtarë për shkak të COVID

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 22:23

Kualifikueset e Botërorit, Argjentina humb trajnerin dhe dy lojtarë për shkak të COVID

Argjentina nuk po përgatitet në kushtet më optimale për ndeshjet e kësaj jave në kualifikueset e Botërorit. Në natën mes të enjtes dhe të premtes, argjentinasit zbresin në fushë në një ndeshje vendimtare ndaj Kilit pa trajnerin dhe dy lojtarë për shkak të COVID.

skaloni

Pas testimeve të sotme, rezultoi se trajneri Lionel Skaloni, si dhe asistentit i tij, Pablo Aimar, janë pozitiv ndaj COVID. Kështu, të dy janë izoluar menjëherë dhe nuk kanë drejtuar seancën stërvitore të pasdites. Bashkë me ta, kanë rezultuar pozitivë edhe futbollistët Aleksis MakAlister dhe Emiliano Buendia, të cilët gjithashtu janë izoluar.

Për të drejtuar ekipin në këtë transfertë janë vendosur që si staf teknik i përfaqësueses të jenë ish-futbollistët Roberto Ajala, Valter Samuel dhe Diego Plasente.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"