Kualifikimi i Atalantës, media italiane: Gjimshiti luajti si luan, gabimi që bëri në fund ishte i parëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2024 | 8:15

Kualifikimi i Atalantës, media italiane: Gjimshiti luajti si luan, gabimi që bëri në fund ishte i parëndësishëm

Atalanta fitoi me shifrat 3-1 ndaj Sasuolos dhe arriti të kalonte më tej në Kupën e Italisë. 

gjimshiti

Bergamoesport e ka vlerësuar paraqitjen e Berat Gjimshitit me notën, 7. Mbrojtësi shqiptar gaboi vetëm në golin e sekondës së fundit të takimit, por atëherë ndeshja thuajse kishte përfunduar dhe të gjithë prisnin vërshëllimën e arbitrit.

“Gjimshiti shpëtoi një gol të Mulatieri që për pak sa nuk u shënua. Prandaj nuk ka nevojë të kritikohej për golin e pësuar nga Boloka në të 95, për të ndeshja kishte përfunduar. Humbi ekuilibri kur nuk kishte më asnjë lloj rëndësi dhe kryesorja, mbi të gjitha, pasi e kishte luajtur pjesën e parë si luan”, thuhet në shkrim,

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"