Kryebashkiaku i Fierit jep lajmin e mirë: Apolonia do të ketë kompleks stërvitor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 15:54

Kryebashkiaku i Fierit jep lajmin e mirë: Apolonia do të ketë kompleks stërvitor

Apolonia do të ketë një kompleks stërvitor. Këtë e ka konfirmuar në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale Armando Subashi, kryetari i Bashkisë Fier.

kompleks

“Pjesa veriore e stadiumit ‘Loni Papuçiu’ së shpejti do të kthehet në një qendër stërvitore multifunksionale dhe me standard bashkëkohor”, ka shkruar Subashi duke prezantuar punimet pranë impiantit ekzistues të skuadrës fierake.

Një lajm ky shumë i mirë për tifozët fierakë të cilët tashmë shikojnë që po investohet në sport, ndërkohë që edhe ekipi i tyre nga sezoni i ardhshëm do të jetë në Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"