KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Partizani vetëm 1 pikë më shumë se sezonin e shkuar, 4 skuadra në “ngrirje”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 19:37

KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Partizani vetëm 1 pikë më shumë se sezonin e shkuar, 4 skuadra në “ngrirje”

Kategoria Superiore uli sot siparin e javës së 23-të të Kategorisë Superiore, ku surprizat ishin të shumta. Asnjë prej 4 skuadrave kryesuese nuk arriti të triumfonte, teksa befasia më e madhe ishte triumfi i Skënderbeut ndaj Partizanit në “Elbasan Arena”.

Renditja-krahasimi111

Në hulimtinim e bërë për sa i përket krahasimit të pikëve me javën e 23-të të sezonit të kaluar, rezulton se skuadrat që kanë rikuperuar më shumë pikë në këtë krahasim janë Vllaznia, Teuta e Laçit, ndërkohë që Partizani i Ilir Dajës ka vetëm 1 pikë më shumë se vjet.

RENDITJA

Për sa i përket listës së bilanceve negative, ajo kryesohet nga Skënderbeu me plot 16 pikë më pak se vjet, për të vijuar më pas me Bylisin, Kukësin dhe kampionët e Tiranës. Vlen të theksohet fakti se Kastrioti dhe Apoloni nuk bëjnë pjesë në këtë krahasim, pasi sezonin e kaluar militonin në Kategorinë e Parë.

RENDITJA JAVA 23 SEZONI 2019-2020

DIFERENCA E PIKËVE NGA KRAHASIMI I RENDITJEVE: 

VLLAZNIA +11 pikë

TEUTA         +6 pikë

LAÇI              +6 pikë

PARTIZANI +1 pikë

TIRANA        -9 pikë

KUKËSI        -11 pikë

BYLIS             -15 pikë

SKËNDERBEU -16 pikë

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"