Korabi gëzon tifozët: Pas Laçit, të gjitha ndeshjet i luajmë në Peshkopi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2017 | 16:14

Korabi gëzon tifozët: Pas Laçit, të gjitha ndeshjet i luajmë në Peshkopi

Klubi i Korabit ka bërë një njoftim mjaft të rëndësishëm për tifozët në faqen zyrtare në Facebook. Dibranët bëjnë me dije se ndeshja ndaj Laçit do të jetë e fundit që skuadra do të zhvillojë larg “shtëpisë” duke qënë se pas këtij takimi, çdo ndeshje si vendas ata do ta presin në Peshkopi. Ndeshja me Laçin do të zhvillohet nesër në orën 14:00 në “Elbasan Arena”.

korabi arberit

Njoftimi i plotë i Korabit

korabi fb

Postimi i Korabit në Facebook

“Neser, Korabi do te luaje kunder Lacit ne oren 14:00, ndeshje e vlefshme per javen 19 te Superiores. Ky takim eshte vendosur te luhet ne “Elbasan Arena”, pasi kushtet e veshtira atmosferike e bene te pamundur zhvillimin e kesaj sfide ne stadiumin e Peshkopise. Korabi fton te gjithe tifozet per te perkrahur ne menyre masive skuadren, qe te triumfojme ne startin e fazes se trete. Pas kesaj ndeshje, iu njoftojme se te gjitha takimet e tjera qe jane percaktuar nga kalendari te luhen ne shtepi, do te zhvillohen ne stadiumin e Peshkopise.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"