Konfirmohet në Itali, mesfushori i Kombëtares gati të veshë fanellën e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 22:52

Konfirmohet në Itali, mesfushori i Kombëtares gati të veshë fanellën e Tiranës

Nga Tirana konfirmojnë se Emanuele Ndoji është kontaktuar nga bardheblutë, por ende nuk ka asgjë zyrtare. Sipas burimeve, lojtari është kontaktuar nga Tirana, por nuk dihet përfundimi i bisedimeve.

ndoj

Edhe në Itali janë të bindur se Tirana do të marrë Emanuele Ndojin. Sipas mediave të Kozencës, pas parantezës jo të paharrueshme me fanellën e saj, për Emanuele Ndojin duket se e ardhmja e karrierës së tij është shumë larg Italisë. Siç raportohet nga “Giornale di Brescia”, në fakt, mesfushori i klasit ’96 mund të shkojë të luajë në Shqipëri, te KF Tirana, që janë edhe kampionët e vendit.

Ndoj iu bashkua “Ujqërve” në janar të këtij viti si huazim nga Bresha. Për të në “rossoblu” vetëm 10 ndeshje, nga të cilat pesë si titullar. Në debutimin e tij me këtë fanellë një karton të dyfishtë të verdhë me pasues të kuq, për më tepër në ndeshjen kundër Breshas.

DOMGJONI – Për sa i përket David Domgjonit, gjërat janë pak më ndryshe. Lojtari nuk është në planet e bardhebluve dhe mund të themi se është një dritare e mbyllur për Tiranën. Bardheblutë zor se e rikthejnë në ekip ish-lojtarin e tyre.

ZVONKO ÇEKLIÇ – Mbrojtësi që luan në dy pozicionet e qendrës ose në mbrojtjen me tre, duket se nuk do të ketë të ardhme te Tirana. Shehi e ka parë me kujdes edhe ndaj Fenerbahçes, por zor se ai do të jetë pjesë e Tiranës sepse nuk i ka mbushur mendjen stafit teknik. Një tjetër plan është edhe mosafrimi i lojtarëve në skuadër.

Burime pranë drejtuesve bardheblu bëjnë me dije se nëse nuk gjenden lojtarët e duhur, ndoshta skuadra nuk do të ndryshojë, kjo do të thotë se do të luajë me këtë grup lojtarësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"