Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, ja në cilin stadium do të zhvillohet supersfida Tirana-Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 23:54

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, ja në cilin stadium do të zhvillohet supersfida Tirana-Kukësi

Konfirmohet lajmi ekskluziv i “Panorama Sport”. Supersfida e javës së parë të Kategorisë Superiore, mes Tiranës dhe Kukësit do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, në orën 13:45.

Tirana-Kukesi

Me tri stadiume të mbyllura dhe Tiranën që nuk luan dot në “Selman Stërmasi”, u vendos që  kjo përballje të zhvillohet në skajin juglindor. Siç u raportua edhe nga gazeta, opsion ishte edhe stadiumi i Laçit, por në fund u vendos për Korçën.

Mësohet se edhe klubi i Skënderbeut ka qenë dakord që të luhet kjo ndeshje në stadiumin e Korçës. Vlen të theksohet se për momentin, Shqipëria është në krizë stadiumesh dhe shumë fusha janë ose duke u ribërë, ose në gjendje jo të mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"